Kosova
Dyshohet se nipi vret aksidentalisht agjën e tij polic në Podujevë
Një zyrtar i policisë së Kosovës është vrarë mbrëmë në fshatin Penuh të Podujevës, ndërsa policia njofton se ka arrestuar një person lidhur me këtë rast.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 dhe policia thotë se zyrtari policor, Halit Zhdrrella, nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit, përcjell albinfo.ch.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi mjekësor në QKUK. Ndërsa, lidhur me këtë rast, nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar: T. Zh, 31-vjeç, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si vrasje nga pakujdesia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se personi i arrestuar është nipi i të ndjerit dhe se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












