Lajme
U protestua “Kundër hajnisë, për zhvillim të shtetit”
Protestat u organizuan nga Grupi i Qytetarëve te Organizuar kundër parregullsive, mashtrimeve dhe hajnive që kanë ndodhur me faturat në KEK
Në qytetet më të mëdha të Kosovës sot është mbajtur protesta me moton “Ndalo hajninë, zhvillo shtetin”. Raportohet se në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan kanë marre pjesë mijëra protestues në manifestimet e pakënaqësisë së qytetarëve të vendit ndaj sjelljes së institucioneve të vendit.
Protestat u organizuan nga Grupi i Qytetarëve te Organizuar kundër parregullsive, mashtrimeve dhe hajnive që kanë ndodhur me faturat në KEK, shkruan koha.net. Ato, siç ishte paralajmëruar nga organizatori, filluan në orën 12 dhe marshi i protestuesve u zhvillua kryesisht pa incidente dhe sipas itinerarit të përcaktuar. Njoftohet se në to morën pjesë mijëra të pakënaqur. Vetëm në Prishtinë, numri i pjesëmarrësve ishte më i vogël se herëve të tjera dhe se që pritej.
Në Prishtinë, protestuesve që u nisën nga objekti i administratës së KEK-ut dhe që marshuan përgjatë Sheshit ‘Nënë Tereza’, për t’u ndalur para Qeverisë, iu Sebë Bytyçi nga Instituti IPOL. Ai ka thënë se kjo qeveri po e vjedh xhepin e qytetarëve dhe e ka shuar shpresën për të jetuar në Kosovë. Ai ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet për hajninë që po bëhet në vend. Pas luftës” tha ai ”kemi pasur shpresa që do te zhvillohet shumë ky shtet, por këta po e rrënojnë këtë shtet, e kanë rënduar xhepin tonë duke sjellë çmime të energjisë elektrike të Zvicrës, kjo është e papranueshme”, ka thënë Bytyqi para protestuesve, transmetojnë mediet.
Si në Prishtinë, ashtu edhe në qendrat e tjera të Kosovës, raportohet për një protestë të qetë e përmbajtjesore. Po ashtu bëhet e ditur se protesta do të organizohen edhe në ditët e javët e ardhshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet Në lagjen 11 të Cyrihut, disa kate të një skele 80 metra të lartë janë shkatërruar.... -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse?











