Shkurt.ch
Zvicrës i shtohen 400 multimilionerë të rinj
Gjithsej në Zvicër jetojnë aktualisht 5595 veta që kanë pasuri më të madhe se 50 milionë dollarë. Vetëm gjatë vitit 2012 ky numër është rritur për 7.2%
Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Zvicër numri i “super të pasurve” është rritur për më shumë se 7 për qind. As kriza e euros, as dobësimi i sekretit bankar nuk e ka ndalur shtimin e pasanikëve, çfarë, sipas përkufizimit, konsiderohen personat që kanë më shumë se 50 milionë dollarë. Zvicrës, vetëm gjatë vitit 2012 i janë shtuar edhe 395 persona të tillë, shkruan “NZZ am Sonntag”, duke iu referuar të dhënave të kompanisë analitike Wealth-X. Shkurt, Zvicra është vendi që ofron parakushte veçanërisht të favorshme për tu bërë i pasur, konstaton gazeta.
Gjithsej në Zvicër jetojnë aktualisht 5595 veta që kanë pasuri më të madhe se 50 milionë dollarë. Ndërsa rritja për 7.2 për qind e numrit të tyre vetëm brenda një viti shpjegohet vetëm pjesërisht me ardhjen në Zvicër të të huajve të pasur. Një rritje e tillë nuk arrihet shpesh as në ato vende në zhvillim që po përjetojnë boom ekonomik, thuhet në “NZZ am Sonntag”.
Një ndër shpjegimet për këtë rritje është ai se multimilionerët zviceranë gjatë vitit 2012 kanë përfituar nga rritja mbimesatare e çmimeve të patundshmërive në Zvicër dhe e kurseve të aksioneve në vendet perëndimore.
Në mënyrë indirekte del se pasurimi i multimilionerëve është bërë në kurriz të njerëzve të shtresave tjera, të cilët detyrohen të paguajnë patundshmëritë më shtrenjtë se më parë.
Ndërkohë, në Azi, numri i njerëzve me më shumë se 50 milionë dollarë ka shënuar rënie prej 2.1 për qind gjatë vitit 2012. Ndërsa pasuria e llogaritur së bashku e të gjithë multimilionerëve aziatikë ka rënë madje për 6.9 për qind.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















