Kosova
Arrestohet sekretarja e Oliver Ivanoviqit
Policia gjatë ditës së sotme ka arrestuar ish- sekretaren e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq I cili u vra në janar të këtij viti.
Pak ditë pas arrestimit të katër personave të tjerë në lidhje me këtë rast, mediat kanë raportuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe sekrektarja e Ivanoviqit, nën dyshimet e manipulimeve të kamerave të sigurisë.
Edhe prokurori Sylë Hoxha e ka konfirmuar për mediat vendore arrestimin e të dyshuarës.
“Ajo është arrestuar sot dhe do të shohim. E kam lëshuar vendimin për ndalim dhe duhet të analizoj shkresën për paraburgim. Ajo është arrestuar ashtu sikur të tjerët. Kjo ka qenë zyrtare në zyrën e Oliver Ivanoviqit, është paguar sikur administratore. Ne dyshojmë se ka manipuluar me kamerat e sigurisë”, tha prokurori special Sylë Hoxha.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”











