Kosova
Japin dorëheqje kryetarët e komunave veriore, ndërpresin bashkëpunimin me Prishtinën
Katër kryetarët e komunave veriore me shumicës serbe kanë thirrur sot një mbledhje të jashtëzakonshme që është shoqëruar me dorëheqjen e kryetari të Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.
Siç raportojnë mediat vendore në Kosovë, përveç dorëheqjes së Rakiqit, asamblistët e katër komunave të cilët ishin të pranishëm në këtë mbledhje kanë nënshkruar një rezolutë sipas të cilës kërkohet ndërprerja e të gjitha kontakteve me Prishtinën zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Dorëheqja e Rakiq thuhet të ketë ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe arrestimit të disa personave të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Edhe nënkryetari i Listës Srspska, Milan Radojiçiq, është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Dorëheqja e Rakiqit është shoqëruar me duartrokitje, ndërsa pas kësaj është lexuar teksti i rezolutës për ndërprerje të komunikimit me Prishtinën.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”












