E-Diaspora
Festojnë shqiptarët e Londrës
Festimet më të mëdha të shqiptarëve në Britani janë organizuar në Londër, ku edhe jeton pjesa dërrmuese e shqiptarëve, ndërkohë që rritet nga viti në vit numri i bashkive të kryeqytetit që ngrenë flamurin kombëtar me rastin e festave.
Por, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Ambasada e Shqipërisë në Londër ka menduar si gjetje të re mosorganizimin e pritjes tradicionale për trupin diplomatik dhe komunitetin shqiptar, por pjesëmarrjen në “Javën Shqiptare në Britani”.
E veçanta e festimeve të sivjetshme me rastin e festave kombëtare në Londër ka qenë shtimi i bashkive ku është ngritur flamuri shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë, siç ndodhi në Barking, ku jeton një pjesë mjaft e madhe e komunitetit shqiptar, në Walthamstoë dhe së fundmi në Brent, në veri të kryeqytetit, raporton “TCH”.
Një nga shoqatat më të mëdha të komunitetit “Shpresa Programme” dhe gazeta “The Albanian” e Londrës, në Bashkinë e Barking, ngritën flamurin kombëtar dhe promovuan vlerat më të mira të komunitetit shqiptar dhe biznesmenëve shqiptarë në Britani.
Përmes një auditoriumi, të pranishmit dëgjuan historinë e suksesit të dy motrave binjake Zalli, nga Patosi i Shqipërisë, me arritje të spikatura akademike, ku njëra është pedagoge në Universitetin e Harvardit.
Më herët, shoqatat kryesore të komunitetit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe të Kosovës, organizuan “Javën Shqiptare në Britani”, ku u hap një ekspozitë dhe pati një koncert festiv.
Koreografi i mirënjohur Tomor Kokona, i cili ishte koordinatori artistik i eventit tha për Top Channel se “ishte një event unik për faktin se për herë të parë u mblodhën gjithë organizatat e diasporës për të festuar së bashku, ku 100 artistë sollën një mozaik muzikor dhe vallesh për mbi 800 të pranishëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













