Autotech
Google akuzohet për praktika mashtruese për vendndodhjen e përdoruesit
Organizata e Konsumatorëve Evropianë, BEUC, akuzoi kompaninë Google për shkelje të ligjeve përmes praktikave të saj mashtruese për të gjetur vendndodhjen e përdoruesit, transmeton albinfo.ch.
Bazuar në një punë kërkimore të bërë nga anëtari i kësaj organizate, Forbrukerrådet nga Norvegjia, rezultatet e së cilës BEUC i publikoi, shtatë organizata konsumatore tashmë kanë përpiluar një padi kundër Google, në bazë të ligjit evropian “Regullativa e Mbrojtjes së Përgjithshme të të Dhënave”.
“Të dhënat e vendndodhjes mund të zbulojnë shumë për njerëzit, përfshirë besimin fetar (kur shkon në vendet e adhurimit), prirjet politike (shkuarja në demonstrata), kushtet shëndetësore (vizitat e rregullta në spitale) dhe orientimi seksual (vizitat e bareve të caktuara)”, thuhet në reagimin e BEUC-së.
Raporti, thuhet në reagimin e organizatës së konsumatorëve evropianë flet se Google përdor truke dhe praktika të ndryshme, në mënyrë që të sigurojë që përdoruesit të aktivizojnë këto ndjekje, por pa u sqaruar atyre se çfarë në fakt nënkupton kjo.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












