Shkurt.ch
Vajzat myslimane duhet të mësojnë notin në Zvicër
Integrimi para religjionit: vajzat myslimane duhet të mësojnë notin, ka vendosur Gjykata Federale e Zvicrës
Një 14-vjeçare nga një familje myslimane në Aargau duhet të vazhdojë mësimin e notit në shkollë.
Gjykata Federale ka përsëritur edhe një herë vendimin që integrimi në shoqëri i popullatës myslimane është më i rëndësishëm sesa nderimi i rregullave religjioze.
14-vjeçarja që vijon mësimin në një shkollë në Aargau, së bashku me prindërit e saj ka kërkuar më 2011 që të lirohet nga mësimet e notit në shkollë.
Kërkesa ishte refuzuar nga autoritetet. Dhe tashmë vendimi është konfirmuar dhe në instancën e fundit të Gjykatës Federale në Zvicër. Në ankesën e tyre familja ishte mbështetur në përkatësinë e tyre fetare të sektit shiit që është më rigoroz në besimin e islamit.
Po ashtu familja thotë që vajza tashmë është e pjekur për të notuar nën vëzhgimin e mësuesit. Familja gjithashtu deklaron se njerëzit e tjerë mund ta shikojnë vajzën nëpërmes dritares.
Gjykata Federale edhe në gjykimin e vitit 2008 kishte thënë se shkollimi i obliguar është më rëndësishëm sesa nderimi i rregullave religjioze.
Ndryshe nga rasti i mëhershëm, tash bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçe. Ky fakt u mor parasysh nga shkolla dhe mësimet e notit do të mund të mbahen ndaras nga meshkujt.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











