Jeta në Zvicër
Tmerrohet zvicerani, ia varrosin babanë e ndjerë në varr anonim
Një zviceran nga Schaffhauseni e kishte humbur varrimin e babait të tij të ndjerë. Varrmihësi e kishte varrosur urnën më herët se sa ka qenë e paraparë
Tetë muaj më parë, babai i Christoph Hedingerit kishte vdekur. Por, ai nuk mundi t’i thoshte lamtumirë atij. Hedingeri e kishte humbur varrimin e të atit në varrezat e Schaffhausenit. Një varrmihës e kishte varrosur hirin e të atit më herët se koha e marrëveshjes, në një varr të përbashkët anonim, pa urnë.
“Për mua, ishte sikur një goditje me thikë në zemër”, thotë Hedinger për “Schaffhauser Nachrichten”, përcjell Albinfo.ch. Ai kishte bërë një marrëveshje me entin e varrimit që babai i tij të varroset më 12 mars, në ora 15.00. Mirëpo, në atë kohë askush nuk ka qenë aty.
Një punëtor i varrezave i kishte thënë se ishte tepër vonë. Varrimi i të ndjerit ishte bërë në orën 10:00. Që nga incidenti, Hedingeri nuk ka qenë më te varri: “Po ndjehem ikur babai im të mos jetë aty”.
“Nga ana e entit së varrimit, gjithçka ka shkuar si duhet”, pohon Leo Mueller, drejtor i entit të varrimit në Schaffhausen, njofton Albinfo.ch. Mosmarrëveshja është shkaktuar pasi Hedingeri nuk kishte dashur të marrë pjesë në varrim.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













