E-Diaspora
“Dardania” ndihmon skamnorët në Kosovë
SHKA "DARDANIA" nga Winterthuri me mjetet e grumbulluara nëpër koncerte ka ndihmuar 15 familje skamnore në Kosovë
Për shkak të situatës së rëndë sociale dhe ekonomike në Kosovë, kryesia e SHKA “Dardania”, përveç aktiviteteve kulturore dhe artistike në Zvicër, ka ndërmarrë edhe disa aksione humanitare për të ndihmuar familjet me nevojë në Kosovë.
“Dardania” vepron tash e 20 vjet në Winterthur të Zvicrës dhe ka në fokus ruajtjen dhe kultivimin e traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare nëpërmes këngëve, valleve dhe dokeve tradicionale, të cilat ruhen dhe kultivohen me një fanatizëm të madh nga anëtarët dhe kryesia e kësaj shoqërie.
SHKA “Dardania” në kuadër të aktiviteteve humanitare vitin e kaluar ka ndërtuar një shtëpi me të gjitha pajisjet përcjellëse për t’i mundësuar një jetë normale familjes Shabani nga Sedllari i Malësisë së Vranjës.
Kësaj dhurate më së shumti iu gëzuan fëmijët që ishin larg qytetit dhe larg shkollës e dijes.
Aktivistët e SHKA “Dardania” nuk u ndalën me kaq.
Javën që sapo kaloi “Dardania” kishte ndihmuar edhe 15 familje me nevoja sociale në Kosovë, duke ndarë nga një shumë prej 100 eurosh për secilën familje.
13 familjet e përzgjedhura ishin propozuar nga Qendra për Punë Sociale në Komunën e Dardanës (Kamenicës).
Shpërndarjen në emër të SHKA “Dardania” e bëri kryetari së bashku me bashkëshorten dhe dy përfaqësues të tjerë të kësaj shoqërie.
Kurse ditë më parë kryetari i SHKA “Dardania”, Shefqet Cakolli, kishte përzgjedhur dy familje të cilat i kishte vizituar në Vojnik të Drenicës dhe një në Matiqan të Prishtinës.
Mjetet ishin grumbulluar nga anëtarët e shoqërisë nëpërmes koncerteve dhe formave të tjera të ndihmave humanitare.
“Dardania” ka ndihmuar edhe luftëtarin e UÇK-së, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Hamdi Ndrecaj, apo komandant Panteri, si njihet me nofkën e luftës, është ndihmuar me 250 franga nga fondi i shoqërisë “Dardania”.
Aksione të tilla do të vazhdojnë, edhe pse qëllimet i “Dardanisë” nuk janë ndihmat humanitare, por gjendja e rënduar ka bërë që edhe shpirti i artistit të ndihmojë të tjerët me nevojë.
Nga ana tjetër, vetë shoqëria “Dardania” mbijeton prej ndihmave dhe kontributeve të donatorëve të ndryshëm në diasporë.
Kryesia e “Dardanisë” falënderon të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe i inkurajon që edhe më tutje të vazhdohet me ndihma të tilla, shumë të nevojshme për nevojtarët në Kosovë.
Nënkryetari i SHKA “Dardania”, Mehmet Sermaxhaj, tha se aksioni do të vazhdojë, pavarësisht kushteve dhe vështirësive që kanë si shoqëri dhe se së shpejti do të organizohet edhe një koncert humanitar me qëllim të grumbullimit të mjeteve financiare për të ndihmuar të varfrit në Kosovë e gjetiu.
Shefqet Cakolli
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025 Një chihuahua që luan heronjtë në Valais, një dem i Neuchâtel që mbjell telashe duke u... -
Fqinjët flasin për 71 vjeçaren nga Kosova që u vra në Zvicër -
Të paktën 2000 persona janë të shtrirë në shtrat në Zvicër me simptoma të gripit -
Fjalori zvicerano-gjerman që duhet të dini për Krishtlindje -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike










