Tematike
Jo më pranga elektronike për kriminelët e rrezikshëm
Do të rishikohen të gjitha rastet në të cilat të dënuarve u janë dhënë këso prangash, ka deklaruar ministrja e drejtësisë në këtë kanton Béatrice Métraux
Vrasja e vajzës 19 vjeçare Marie nga një i dënuar për vrasje e dhunim (Claude D.) ka bërë që autoritetet e drejtësisë në kantonin Vaud të rishikojnë rregullat për prangat elektronike të këmbës. Në të ardhmen nuk do të përdoren ato në asnjë rast për personat që konsiderohen të rrezikshëm ose që janë dënuar për vepra të rënda. Veç kësaj, do të rishikohen të gjitha rastet në të cilat të dënuarve u janë dhënë këso prangash, me të cilata ata, praktikisht mund të lëvizin lirshëm. Kështu ka deklaruar ministrja e drejtësisë në këtë kanton Beatrice Métraux.
Ajo ka dhënë urdhër që të rishikohen të gjitha rastet e personave me pranga elektronike të këmbëve, ka thënë Métraux në një intervistë për gazetat „Tages Anzeiger“ dhe „Dr Bund“. Ajo ka theksuar se vrasësi 36 vjeçar i Maries ka qenë i vetmi i dënuar për vepra penale të dhunimit në kanton, të cilit i ishin vënë pranga elektronike të këmbëve. Ky i dënuar, kishte marrë të hënën me dhunë në veturën e tij vajzën me të cilën ishte në lidhje. Kjo kishte ndodhur në Payerne të Vaudit. Të nesërmen, pas një ndekjeje nga policia ai është kapur në kantonin e Freiburgut, por Maria nuk ishte me të.
Kuforma e saj është gjetur pastaj në natën e të mërkurës në Chätonnay në kantonin Freiburg. Policia e vaudit nuk ka dhënë ende të dhëna të hollësishme mbi rrethanat e vdekjes së Maries.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA













