Lajme
Vizat Shengen të kosovarëve, të vlefshme deri në fund të vitit
Qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë Schengen me validitet territorial të kufizuar nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë, qëndruar apo kaluar transit përmes territorit të Republikës së Kroacisë, deri më 31 dhjetor 2013
Kroacia ka vendosur të zgjasë afatin e lejimit të shtetasve kosovarë me viza Shengen që të kalojnë nëpër territorin e saj apo edhe të qëndrojnë në të, bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb, kanë njoftuar se kanë marrë vendim për zgjatjen e afatit për hyrjen në territorin e Republikës së Kroacisë, të qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë Schengen, thuhet në njoftim.
Sipas këtij vendimi, qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë Schengen me validitet territorial të kufizuar (Valid for: Schengen States (–ES, GR, SK)) nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë, qëndruar apo kaluar transit përmes territorit të Republikës së Kroacisë, deri më 31 dhjetor 2013.
Gjatë vizitës në Zagreb, delegacioni i lartë i MPJ-së, ka pasur takime me përfaqësues të lartë kroatë, ku është konfirmuar vullneti i dyanshëm për thellimin bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe është konfirmuar përkrahja e Kroacisë për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në proceset euro-integruese, thuhet veç tjerash në njoftim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













