Bota
Operacion i gjerë i policisë evropiane kundër mafias italiane
Anëtarë të mafias famëkeqe të Italisë Ndrangheta janë vënë në shënjestër të një operacioni policor, të nisur njëkohësisht të mërkurën në disa vende të Evropës.
Qindra policë raportohet të jenë të përfshirë në operacionin në Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Holandë.
Policia italiane tha se së paku 90 vetë janë arrestuar, porse operacioni vazhdon.
Mafia Ndrangheta akuzohet për trafikim me kokainë, shpëlarje të parave, ryshfet dhe dhunë.
Shtëpi, restorante italiane dhe biznese të tjera janë në shënjestër të bastisjeve, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Operacioni i koduar si “Pollino” po realizohet edhe me përfshirjen e Eurojust – organit për bashkëpunim gjyqësor të Evropës.
Mafia Ndrangheta vjen nga Kalabria, në jug të Italisë.
Edhe pse mafia siciliane është bërë e famshme në filma dhe televizion, Ndrangheta mendohet se kontrollon rreth 80% të tregtisë së kokainës në Evropë.
Ajo dyshohet se ka rreth 6,000 anëtarë dhe është një forcë e përhapur në krimin evropian.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













