Jeta në Zvicër
Zvicerani gjen bretkosën e gjallë në pakon e sallatës së Migros-it
Amfibia është gjithashtu e gjelbër, por i përket shumë pak enëve të sallatës. Megjithatë, ajo e bëri një bretkosë të vogël të qëndrojë komod në një pako, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Zvicerani 59-vjeçar nga Baseli, Heinz S. ka dashur të blejë një sallatë në M-Parc të Migros-it, të enjten. “Në një nga pakot vërejta një lëvizje. Në fillim mendova se ishte një karkalec”, thotë ai. Megjithatë, gjatë vrojtimit më të saktë, doli të ishte një bretkosë.
“Megjithatë, e bleva pakon, për t’u siguruar që asgjë nuk do t`i ndodh foshnjës”, thotë S. Ai vështirë se mund ta imagjinonte se si bretkosa ka hyrë e gjallë në pako, informon Albinfo.ch.
Për bretkosën, historia e çuditshme përfundoi mirë. S. e lëshoi në liri brektosën e gjelbër, pranë vendbanimit të tij.
Migros kërkon falje
“Na vjen shumë keq për konsumatorin. Kjo nuk duhet të ndodhë”, ka pohuar zëdhënësja e Migros-it, Nadine Kunz. Në raste të rralla, mund të ndodhë që me produkte të freskëta të kapen edhe kafshët në fushë. Por, pasi që produktet ishin larë dhe kontrolluar, ishte shumë e pazakontë që bretkosa të arrijë deri te pika e shitjes, njofton Albinfo.ch. Kjo ndodhi për herë të parë në rajonin e Bazelit.
“Është mirë dhe gjentile nga konsumatori se si e zgjidhi situatën në këtë mënyrë”, thotë Kunz për vendimin e S. që të blejë pakon vetëm e vetëm për të liruar bretkosën.
E-Diaspora
-
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos Rritet përkushtimi për ruajtjen e identitetit kombëtar... -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso Dua Lipa hap një kapitull të ri për markën e njohur zvicerane... -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër













