Turizëm
Shqipëria në katalogët e agjencive zvicerane të turizmit
Në Shqipëri ka shumë plazhe dhe vende të bukura, ku sigurisht se edhe zviceranët do të mbeten të mrekulluar
Banorët zviceranë pritet të mbushin plazhet shqiptare. Kjo sepse operatorët turistikë kanë shtuar si destinacion Shqipërinë në programin veror 2019 dhe shpresojnë që të ketë sa më shumë rezervime, shkruajnë mediat zvicerane.
Nuk është për t’u befasuar që Shqipëria, është një destinacion për vitin 2019 dhe operatorët e kanë vënë në katalogët e tyre, përcjell albinfo.ch.
Dikur një vend i izoluar në kohën e komunizmit, tashmë vendi po lulëzon nga turizmi.
Kështu thotë edhe Nicole Pfammatter, përgjegjës për pushimet në “Hotelplan Suisse”.
Ai thotë se plazhet janë shumë të bukura, çmimet janë të mira në bazë të standardit dhe shqiptarët i presin shumë mirë turistët. Në Durrës dhe Sarandë, dy vendpushimet e mëdha bregdetare, ka hotele me 3 dhe 4 yje.
Ai gjithashtu kërkon mirëkuptim nëse shërbimi nuk është edhe aq cilësor. Por, ai e pranon se Shqipëria është përfshirë në katalogët e tyre, për shkak se Edelweiss dhe Germania fluturojnë në Tiranë dhe garantojnë një sasi të caktuar vizitorësh.
Në Shqipëri ka shumë plazhe dhe vende të bukura, ku sigurisht se edhe zviceranët do të mbeten të mrekulluar.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













