Kosova
MTI-ja ndalon shitjen e mjeteve piroteknike për të miturit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, njofton se ka marrë vendim që të ndalohet shitja e mjeteve piroteknike për personat nën moshën 18 vjeç.
Ministri ka thënë se me këtë urdhëresë obligon inspektoratin e tregut që t’i kontrollojnë operatoret ekonomik, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike, përcjell albinfo.ch.
“Ne po punojmë çdo ditë që të mbrojmë konsumatorin tonë, t’iu rrimë afër dhe ta kontrollojmë cilësinë produkteve në treg dhe tregun në përgjithësi duke mos lejuar dhe parandaluar çdo lloj fatkeqësie që mund t’i ndodhë qytetarit tonë. Ne jemi në vëzhgim të tregut edhe kur vije puna te produktet piroteknike që kanë shkaktuar jo pak dëme nëpër vite.
Andaj ju bëj thirrje operatorëve ekonomik që të respektojnë këtë urdhëresë, pasi një mos respekt ndaj kësaj urdhërese nënkupton gjoba. Ne nuk jemi të interesuar të gjobisim, por të bashkëpunojmë në kontrollin e tregut dhe sidomos në kontrollin e cilësisë”, ka thënë ministri Shala.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














