Kosova
Simiq: Masat e reja ndaj Serbisë rrezikojnë mbijetesën
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se masat shtesë të paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës do ta rrezikojnë mbijetesën dhe ekzistencën e qytetarëve serbë.
Simiq ka thënë se ato masa do t’i rrezikojnë edhe shqiptarët. Sipas tij, këto veprime të Prishtinës dërgojnë mesazhe direkte që serbët nuk janë të dëshiruar në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Nuk ka një zyrtar serb që ka ardhur këtu dhe që nuk ka bërë thirrje për paqe, vetëpërmbajtje dhe shmangie të të gjitha provokimeve të Prishtinës. Në anën tjetër, paqja s’ka alternativë. Nuk ka asnjë mundësi që serbët të pranojnë shtypje dhe t’u kërcënohet mbijetesa e tyre fizike”, ka thënë ai. Ndërsa Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar që kushdo që po konsideron masa të reja në Kosovë, është armik i paqes dhe i stabilitetit në rajon.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














