Integrimi
Smajlët festojnë 50 vjetorin e martesës, me 30 nipa e stërnipa
Dje, në rrethin “e ngushtë” prej gjashtë fëmijësh të përbashkët, 27 nipave e mbesave dhe tre stërnipave, çifti ka festuar 50 vjetorin e martesë, ose siç thuhet, “dasmën e artë"
Në vitin 1969 Niman Smajli, sot 69 vjeç, emigron në Gjermani. Dje, në Hohenlimburg ai ka festuar bashkë me gruan e tij, Buten (67 vjeçe) jubileun 50 vjeçar të martesës.
Prindërit e tij kanë pasur “nuhatjen” e duhur, pasi që, siç thotë Niimani, ata ia kishin zgjedhur bashkëshorten që ka sot ende pa qenë të lindur asnjëri!. Në moshën 5 vjeçare ata tashmë ishin të fejuar nga prindërit, pa ditur gjë për këtë, si fëmijë që ishin. Në shkollë ata nuk kishin folur pothuajse kurrë njëri me tjetrin dhe kështu kishte vazhduar deri në martesë. Kurorën e kishin lidhur kur Nimani ishte 19 e Butja 17 vjeçe.
“Dashuria na është pjekur me kalimin e kohës” thotë çifti i stërlumtur , i cili në fillim të jetës së përbashkët pati kaluar nëpër vështirësi të shumta. Nimani ka ardhur si “gastarbajter” në Gjermani, ka punuar në qytete të ndryshme, për firma të ndryshme. Si zdrukthëtar dhe hekurpunues i kualifikuar ai e kishte ndjerë veten shumë rehat në Hohenlimburg, shkruan derwesten.de
Kishin kaluar 11 vjet derisa kishte sjellë bashkëshorten në Gjermani. Gjatë bashkëjetesës së tyre martesore ata kanë bërë shumë udhëtime. Disa prej tyre në SHBA, pasi që një pjesë e familjes Smajli jeton atje.
Dje, në rrethin “e ngushtë” prej gjashtë fëmijësh të përbashkët, 27 nipave e mbesave dhe tre stërnipave çifti ka festuar 50 vjetorin e martesë, ose siç thuhet, “dasmën e artë”.
Me këtë rast Smajlët janë vizituar nga kryetari i qarkut, Hermann Josef Woos, i cili u ka uruar atyre jubileun e madh.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën













