Futboll
Ylli shqiptar futbollisti i ndeshjes
Xherdan Shaqiri ka shënuar pesë gola këtë sezon me Liverpoolin dhe dy asistime
Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në derbin e Anglisë ndaj Manchester United, ku Liverpooli fitoi me rezultat 3:1.
Shaqiri ka hyr në lojë në minutën e 70-të dhe vetëm pas tre minutash arrin të shënojë një gol të bukur për 2:1. Nuk kaluan as shtatë minuta dhe Shaqiri shënon përsëri për 3:1.
Me dy golat e Shaqirit, Liverpooli shënoi fitore dhe u rikthye sërish në vendin e parë në Premierligë, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri është shpallur lojtari i ndeshjes me notën më të lartë, 8.6, kurse Alisson Becker ka marrë notën më të ulët, 5.7.
Ndërsa për Unitedin lojtari më i mirë ka qenë Ashley Young pasi është vlerësuar me notën 7.9.
Shaqiri ka shënuar pesë gola këtë sezon me Liverpoolin dhe dy asistime.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












