Futboll
Trajneri paralajmëron dënim për Kolollin
Benjamin Kololli ka shkëlqyer në këtë sezon për Zurichun në Superligën e Zvicrës dhe Ligën e Evropës.
Megjithatë, në ndeshjen e fundit reagoi shumë keq, pas zëvendësimit nga trajneri, përcjell albinfo.ch.
Ai ka goditur bankën rezervë disa herë, duke thyer çatinë e saj, dhe gjesti i tij është komentuar shumë në Zvicër.
Por, trajneri Ludovic Magnin e ka paralajmëruar futbollistin e Kosovës. Ai ka thënë se veprimi i tij do të ketë pasoja. Gjithsesi në fillim do të jetë një dënim, derisa masat tjera do të diskutohen.
Kololli ka shkëlqyer edhe për Kosovën, duke luajtur si mbrojtës i majtë. Ndërkohë, Zurichu është në vendin e katërt në renditje me 25 pikë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












