Bota
Miratohet Pakti Botëror për Refugjatët
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me një mazhorancë të lartë, por pa SHBA-në dhe Hungarinë, një Pakt Botëror për Refugjatët që synon të përmirësojë menaxhimin e tyre në nivel ndërkombëtare.
Rezoluta mbi këtë Pakt për refugjatët u miratua nga 181 vende, dy votuan kundër, SHBA-ja dhe Hungaria, ndërsa tre abstenuan.
Ashtu si ai mbi emigrantët, Pakti Botëror për Refugjatët nuk ka fuqi detyruese.
Këto dy tekste rrjedhin nga një Deklaratë në Nju-Jork e miratuar njëzëri në vitin 2016 nga 193 anëtarët e OKB-së dhe që synonte të përmirësonte pritjen e refugjatëve dhe emigrantëve si dhe të lehtësonte në të kundërt kthimin e tyre në vendet e origjinës, transmeton “ATSH”.
Ky Pakt synon të krijojë një përgjigje ndërkombëtare të përshtatshme ndaj lëvizjeve masive të refugjatëve dhe gjendjes së zgjatur të refugjatëve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














