Kosova
Cilat shtete të fuqishme përkrahin Ushtrinë e Kosovës
Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë thënë se nisja e transformimit të FSK-së
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë, që procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.
Përmes një deklarate të përbashkët, shtetet e BE-së, në Këshillin e Sigurimit, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë thënë se nisja e transformimit të FSK-së, përmes miratimit të tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor, është një “e drejtë sovrane” e Kosovës, transmeton “Evropa e Lirë”.
“Nisja e procesit të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne kemi parasysh angazhimin e Kosovës që gradualisht të trasformojë forcën e saj të sigurisë, në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe partnerët. I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që transformimi i FSK-së gjatë 10 vjetëve të ardhshme të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, duke i përfshirë të gjitha komunitetet dhe të shmangë ndonjë ndikim të dëmshmën në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor miratoi tri ligje, të cilat thuhet se do t’i japin kapacitete ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës. Transformimi i FSK-së pritet të zgjasë disa vite.
Po ashtu, këto shtete të Këshillit kërkojnë nga Prishtina dhe Beogradi që të shfaqin përmbajtje “dhe të ulin tensionet si dhe të krijojnë kushte për rinisjen sa më shpejt të dialogut që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së”.
“Ne, anëtarët e Këshillit duam të nënvizojmë se një marrëveshje ligjërisht obliguese e normalizimit është thelbësore, në mënyrë që Serbia dhe Kosova të mund të avancojnë në rrugën e tyre evropiane. Një marrëveshje e obligueshme, që adreson të gjitha çështjet duhet të jetë prioriteti kyç”, thuhet në deklaratë.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. BE-ja kërkon nga të dyja palët që në fund të procesit të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, thuhet se do t’ua hapte rrugën drejt integrimeve evropiane të dyja shteteve.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027










