Lifestyle
Dushku flet për ngacmimin seksual ku përfitoi 9.5 milionë dollarë
Dushku shton se pasi ishte mbushur kupa, ajo i kishte folur se si po bezdisej nga këto ngacmime, por ishte pushuar nga puna më pas
Pak ditë më parë u përhap një lajm se aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, kishte marrë 9.5 milionë dollarë për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual që i ishte bërë në studiot e CBS.
Dushku thotë se nuk bëhet fjalë për një rast “thashetheme” apo mungese humori nga ana e saj.
Ngacmimet ishin regjistruar nga vetë kamerat e CBS. Ajo shpjegon gjithçka në një artikull në “Boston Globe”, të titulluar “U punësova, nuk doja të ngacmohesha seksualisht, më pushuan nga puna”.
“Për të shfajësuar veten, ai tha që nuk di të mbaj shaka”, thotë Dushku, dhe pastaj kujton se ajo është rritur me tre vëllezër dhe ka punuar me aktorë e producentë të ndryshëm, dhe asnjëherë s’ka pasur deficite humori. Por personi në fjalë i kishte tepruar të gjitha, transmeton “TCH”.
Dushku citon se si ai i thoshte: “Do të të marr te furgoni i përdhunimit, që e kam mbushur me lubrifikantë e objekte falike”. Thoshte që “Donte të bënte një treshe me të”, dhe pak minuta më vonë një anëtar i stafit iu ul pranë dhe i kishte thënë që ishte me Weatherly-n, e që vinte për treshen, përcjell albinfo.ch.
Mes të tjerave, i thoshte: “Do të të marr në prehër e të të qëlloj në vithe si vajzë të vogël”, etj.
Dushku qartëson se këto ishin vetëm disa prej komenteve, e që disa herë i drejtohej me termin “këmbët” në vend të emrit, ndërsa kamerat e kanë kapur edhe duke kryer gjeste të pahijshme, të cilat ai i quan tani shaka.
Dushku shton se pasi ishte mbushur kupa, ajo i kishte folur se si po bezdisej nga këto ngacmime, por ishte pushuar nga puna më pas.
Mes të tjerave, aktorja vë në dukje se si Weatherly mburrej shpesh se e kishte shumë shok drejtorin e CBS, e se si shkonin me pushime bashkë. Veç kësaj, ditët e fundit ai kishte dërguar nga një e-mail të gjithë stafit, duke i këshilluar të mos i bënin Dushkut lëvdata për bukurinë, sepse i merrte si fyerje. Pasi ishte konsultuar, Dushku e kishte hedhur në gjyq, pasi të gjitha ngacmimet ishin regjistruar nga kamerat e CBS, për javë të tëra.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025












