Shkurt.ch
Më shumë kolona automjetesh nëpër rrugët e Zvicrës
Gjithnjë e më shumë kolona automjetesh raportohen rrugëve të Zvicrës
Statistikat flasin për 19.921 orë pritjeje nga kolonat e automjeteve gjatë vitit 2012. Bëhet fjalë për një rritje prej 4 për qind më shumë se një vit më parë. Bllokimet e trafikut kanë rezultuar për shumë arsye. Aksidentet janë shkaktarët e zakonshëm të tyre. Kjo është bërë e ditur në raportin vjetor të rrugëve nacionale, të publikuar nga Zyra Federale e Rrugëve (Astra).
Mirëpo ndodh që bllokimet e trafikut të shkaktohen edhe nga punimet që kryhen rrugëve të Zvicrës. Raporti thotë se megjithatë kanë shënuar rënie për 31 për qind. Për bllokim rrugësh ishte raportuar më shumë në Cyrih, Gjenevë, Lozanë dhe Basel.
«Astra» dëshiron të reduktojë orët e pritjes në trafik. Ndalimi i kamionëve tashmë po aplikohet në Zvicër.
“Deri në fund të vitit 2013 të gjitha ndalesat priten të zbatohen”, tha Wieland nga „Astra“.
Deri në vitin 2030 gjendja në rrugët e Zvicrës do të përkeqësohet në mënyrë të konsiderueshme”, tha Dieterle Wieland për SRF. Zgjerimi i rrugëve është më se i nevojshëm. Por, buxheti aktual nuk mjafton për projekte të tilla nacionale, thonë nga „Astra“.
Trafiku në autostrada nacionale është dyfishuar në 20 vjetët e fundit. Në të njëjtën periudhë, trafiku në rrugët e tjera ka rënë për 10 për qind.
“Që nga viti 2009 është rritur numri i orëve të pritjes që shkaktohen nga bllokimi i rrugëve nacionale.
Rritja e vitit të kaluar me 4 për qind ishte relativisht e ulët. Më herët kolonat me automjete ishin rritur për 20 për qind.
Ndërmjet 2009 -2011 trafiku ishte rritur me një mesatare prej 2.7 për qind. Trafiku i rënduar i mallrave ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2011.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara












