Futboll
FC Eagles Aarau përgatitjet për sezonin pranveror do t’i zhvillojë në Kosovë
Aktualisht një nga klubet më të organizuara dhe me rezultate më të mira shqiptare në Zvicër, FC Eagles nga Aarau i Kantonit Aargau, kësaj radhe do t’i zhvillojë parapërgatitje më ndryshe se herëve të tjera.
Siç njofton edhe vetë kryetari i FC Eagles Aarau-t, Faton Gashi, në prononcimin për albinfo.ch, klubi të cilin e udhëheq ai, në funt të shkurtit dhe fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm do të qëndrojë në Kosovë.
“Ashtu si çdo vit, FC Eagles Aarau stërvitet në kamp stërvitor për gjysmën e dytë të sezonit, por përgatitja për vitin e ardhshëm do të jetë më e veçantë se zakonisht. FC Eagles Aarau është ftuar nga FC Vjosa nga Shtimja. Në Kosovë do të qëndrojmë nga data 27 shkurt e deri më 3 mars 2018. Stërvitja e mëngjesi do të jetë në Shtime te Vojsa, pastaj do të zhvillohen dy ndeshje me ekipe nga Super Liga e Kosovës, ndërsa ekipi dytë, më 2 mars do të luajë kundër FC Vjosës së Shtimes”, deklaron Faton Gashi, kryetar i FC Eagles Aarau-t, pas takimit të realizuar me kryetarin dhe nënkryetarin e FC Vjosës së Shtimes, Avdi Sadikun dhe Kreshnik Shabanin.
Gashi falënderon edhe sponsorët, Malesia Reisen, B & A Group AG, FF PARTNER AG, Nick Bau GmbH.
FC Eagles Aarau garon në Ligën e Dytë Ndërrajonale (Interregional) të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











