Lajme
Hoxhaj e konfirmon: Jemeni njeh Kosovën
Edhe Sekretari i parë në Zyrën e Ministrit të Jashtëm të Jemenit, Marwan Ali Noman ka konfirmuar që shteti i tij ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.
Ministri kosovar i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social “Twitter” ka njoftuar se shtetei i jemenit e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 101-të që njeh realitetin në Ballkan
“Kam folur me Ministrin e Jashtëm, Abu-Bakr Al-Qirbi, i cili ma konfirmoi njohjen formale dhe zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, raporton RTK.
Edhe Sekretari i parë në Zyrën e Ministrit të Jashtëm të Jemenit, Marwan Ali Noman ka konfirmuar që shteti i tij ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Lajmin për njohjen e Kosovës shtet, ai ka e ka komunikuar përmes rrjetit social Twitter.
“Jemeni njeh Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar Noman.
Shtetin e Kosovës, zyrtarisht thuhet se e kanë njohur 101 shtete. Jemeni ka rreth 20 milionë banorë, me shumicë myslimane dhe shtrihet në Gadishullin Arabik. Ky shtet kufizohet nga Arabia Saudite në veri, në Detin e Kuq në perëndim, Gjirin e Adenit dhe të Detit Arabik në jug dhe Omanin në lindje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












