Integrimi
Bijtë e askujt
A po ua kthen Kosova shpinën mërgimtarëve? Si po trajtohen ata sot në Kosovë, 14 vjet pas çlirimit të vendit? Për këto dhe më tepër, lexoni më poshtë
I zhytur në mendime brenda një ambienti të tymosur, larg vendlindjes e me ca pensionistë zviceranë të trembur nga prezenca e ballkanasve, Marku thith, thellë e thellë, cigarën, gjersa ulet a na thotë se sot ai mund të shprehë shlirshëm ndjenjat pranë një bashkëkombësi që flet, vajton e këndon në gjuhën që më fle në zemër, në gjuhën shqipe.
“Ka kohë që nuk po mblidhemi më si më parë për të ndërruar ndonjë fjalë e për t’i bërë dert preokupimet tona”, më thotë me një zë të lodhur që fati e ka harruar, veçmas tani e 14 vjet, në cep të një qyteti zviceran.
Kemi shpenzuar tërë energjinë me shpresë që kur të vijë dita ne t’i kthehemi vendit dhe famijëve tanë. “Të kthehemi aty ku kemi lindur, ku jemi rritur e ku kemi pëshpëritur ëndrrat e së ardhmes sonë”, vazhdon e përshkruan 53-vjeçari përjetimet gjatë kohës kur Kosova ishte në flakë.
“Më 1995 kam fillur ta ndihmoj UÇK-në, me krejt familjen, me krejt çka pata”.
Mëmëdheu ishte në luftë dhe Marku as qe e vënte në pikëpyetje kontributin e tij. Ai paguante çdo muaj nga një mijë franga në fondin “Vendlindja Thërret”. Por kjo nuk e kënaqte atë! Në momentet më kritike të luftës në Kosovë, në vitin 1998, ai merrr edhe 20 mijë franga kredi nga banka për ta derdhur në fondin “Vendlindja Thërret”. Ndërkohë vazhdon pa ndaluar së paguari, jo për një apo dy vjet, siç kanë vepruar një numër i atyre që iu kanë përgjigjur kërkesës për ndihmë, por mbi pesë vjet për çdo muaj.
Kemi dhënë gjithë çka kemi pasur, thotë ai, të gjitha kursimet. “Ne, o burrë, me tërë qenien kemi qenë në shërbim të atdheut, nuk kemi kursyer as kafshatën e gojës për t’i dalë në ndihmë atdheut”, kurse sot ku jemi, pyet Marku i pezmatuar dhe, nis e pështjell cigaren tjetër, duke kujtuar ditët e mbarimit të luftës me shtëpi të djegura e të rrafshuara, por me shpresë se megjithatë, shtëpitë prapë do të ngrihen. Se tani jemi të lirë, mendonte ai dhe mund ta rindërtojmë vendin tonë edhe më mirë se më parë. I bindur që ardhmëria e Kosovës është në duar të njerëzve të mirë….
Në frymën e kësaj euforie, menjëherë pas mbarimit të luftës, ai bën planin ta braktisë Zvicrën e të kthehet në Kosovë. Por nuk shkon gjatë dhe rruga e kthimit për Pejë nis e ftohet, sikurse edhe gjuha mes shokëve dhe miqve që dikur i ndante vetëm gjumi. Marku vëren shpejt se nuk është “muhabeti” i kthimit.
“Shokët e mi të idealit e të luftës silleshin sikur nuk më njihnin më. Ata nuk ma varen hiq, as një vend pune nuk ishin në gjendje të ma gjenin”.
Ne gjallë jemi e jetojmë, por ata, miqtë tanë, na kanë harruar, thotë Marku i zhgënyjer që njerëzit në Kosovë nuk çajnë më kokën për ta. Madje, në shumë raste ata tallen me ne dhe kontributin tonë. Kështu ndodh sa herë që shkojmë.
Nuk janë të rralla fjalët që dëgjojmë: “Ja na erdhi muaji i budallenjve, erdhën shacat”. (Vijon)
(Sqarim: Marku dhe Alberti nuk figurojnë me emra të vërtetë)
Bekim Dalipi
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











