Lajme
Surroi: Krimi i organizuar e ka “zaptuar” Kosovën
Kudo që votojnë shqiptarët, gjegjësisht aty ku janë me shumicë, aty ka më shumë probleme, aty ku janë më pakicë, aty janë më afër Evropës, konsideron publicisti Veton Surroi
Shkrimtari dhe publicisti kosovar, Veton Surroi sërish adresoi një varg kritikash në drejtim të institucioneve kosovare dhe lidershipit në Prishtinë. Ai tha se për 14 vjet pas përfundimit të luftës, kanë avancuar vetëm fatet personale e materiale të kastës politike e jo edhe fatet e njerëzve të rëndomtë.
Mandati e medieve, gazetës “Koha Ditore dhe televizionit “Koha Vizion”, Surroi, vlerëson se marrëveshja e fundit e arritur mes dy vendeve Prishtinës dhe Beogradit, është vetëm marrëveshja e parë dhe se Kosova edhe për shumë kohë do të ketë punë me Serbinë.
Në një interviste dhënë gazetën “Zëri”, Surroi kudo që votojnë shqiptarët, gjegjësisht, aty ku janë me shumicë, aty ka më shumë probleme, aty ku janë më pakicë, aty janë më afër Evropës.
“Sot shteti i Kosovës politikisht është i kapur, i zënë, e ka zaptuar një valë e krimit të organizuar e ky krim e ka dëshmuar veten me vjedhjen e votës. Vjedhja e votës nuk ka qenë e rastësishme e atykëtushme, ka qenë një formë e organizuar e vjedhjes. Meqenëse vjedhja e votës konsiderohet krim, atëherë vjedhja e organizuar e votës është krimi i organizuar”, thotë Surroi.
Krimi i organizuar për nga natyra, sipas tij, e mbron interesin e vet, njerëzit asociohen në krim të organizuar për të përfituar në mënyrë të paligjshme dhe kjo strukturë, siç konsideron publicisti Surroi, është asociuar për të përfituar në formë të paligjshme dhe këtë po e bën dita e ditës.
“Në veriun e Kosovës ekziston një strukturë, e cila po ashtu sundon nëpërmjet krimit dhe në bashkëdyzim me shtetin e Serbisë. Këto dyja e kanë paralizuar, e kanë zënë shtetin e Kosovës. Dhe shteti i Kosovës pos shumë mangësive të tjera të trashëguara është dashur të merret edhe më këto struktura”, konsideron ai.
Në pyetjen se a mund të ketë trazira sociale në Kosovë, Surroi: thotë se ai është problem i cili nuk mund të përllogaritet. Ai merr si shembull trazirat e fundit në Turqi, ku thotë pushtetarët nuk e kuptojnë atë që i ka humbur shpresat.
“Ai që ka e që është në pushtet nuk e kupton atë që s’ka dhe që ka mbetur pa kurrfarë mundësie. Dhe ai pushtet qoftë edhe në viset shumë të pasura në një ekonomi shumë më dinamike siç është Turqia ka pasur këtë rezultat”, thotë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës













