Lajme
Guajana zyrtarizon njohjen, marrëveshje diplomatike me Kosovën
Marrëveshja diplomatike është nënshkruar të enjten në Xhorxhtaun, nga ministri Enver Hoxhaj dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Guajanës, Carolyn Rodrigues-Birkett
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Guajanës. Me këtë marrëveshje për bashkëpunim, Guajana ka rikonfirmuar zyrtarisht njohjen e Kosovës, njofto MPJ.
Marrëveshja për bashkëpunim është nënshkruar të enjten në Xhorxhtaun, nga ministri Hoxhaj dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Guajanës, Carolyn Rodrigues-Birkett. Përveç takimit me homologen Rodrigues-Birkett, ministri Hoxhaj u prit edhe nga presidenti i këtij shteti, Donald Ramotar.
Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj dhe udhëheqësit e shtetit dhe diplomacisë së Guajanës kanë shprehur përkushtimin e dy shteteve për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës dhe Guajanës.
Vendimin për njohjen e Kosovës, Qeveria e Guajanës e ka marrë në mars të këtij viti, ndërsa që vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.
Ministri Enver Hoxhaj theksoi se shtetet e vogla duhet të qëndrojnë afër njëri, tjetrit.
“Republika e Kosovës është e interesuar të jetë partner bilateral dhe evropian i Guajanës, në Ballkan dhe më gjerë. Ne jemi të interesuar që të kemi shkëmbime në fusha të ndryshme të jetës”, tha Hoxhaj, duke falënderuar autoritetet e Guajanës për njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.
Hoxhaj tha po ashtu se ky akt është pranim edhe i aspiratës së popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Carolyn Rodrigues-Birkett, tha se vendimi për njohjen e Kosovës ka qenë i pashmangshëm, i drejtë dhe është mirënjohje për të kaluarën dhe vuajtjet e popullit të Kosovës.
“Vendimi për njohje dhe nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike është hap historik edhe për Guajanën dhe ne shpresojmë që të kemi bashkëpunim me Kosovën në disa fusha të jetës”, tha ministrja Rodrigues-Birkett.
Gjatë takimit me presidentin e Guajanës, Donald Ramotar, ministri Hoxhaj tha se Kosova është ndërtuar në tri parime si shtet i pavarur: demokracia, multietniciteti dhe sekularizmi. Në këtë kontekst, Hoxhaj tha se Kosova në pesë vjetët e fundit e ka konsoliduar shtetësinë e saj, duke ndërtuar një shtet funksional.
“Njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike sot është moment historik për të dy popujt tanë. Dhe, përkundër distancës gjeografike, ne jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim në fusha të ndryshme”, ka thënë Hoxhaj
Në anën tjetër, presidenti Donald Ramotar ka thënë se njohja e Kosovës ka qenë e domosdoshme dhe është në përputhje me parimet dhe orientimet e politikës së jashtme të Guajanës.
Njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Guajanën, sipas MPJ-së, pritet t’i hapë rrugë edhe disa njohjeve të tjera nga shtetet e Karaibeve dhe Amerikës Latine.
Guajana, është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve (CARICOM) dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









