Shkurt.ch
Berset-i e ka seriozisht me reformën pensionale
Reforma „Përkujdesi për të moshuarit 2020“ ka qenë deri tash ende shumë pak e konkretizuar. Por tash ka filluar të qartësohet mjegulla
Anëtari i Këshillit Federal të Zvicrës, Alain Berset, po i shkon sistematikisht „reformës së tij të madhe të sistemit pensional“. Menjëherë pas marrjes së postit të tij ai pati deklaruar se nuk dëshiron t’i reformojë ndaras, por bashkarisht, shtyllën e parë dhe të dytë. Në nëntorin e fundit ai paraqiti edhe vijat e përgjithshme të reformës së tij, të cilat, përveç ngritjes së moshës së pensionit për gratë në 65 vjeç, nuk përmbanin parametra fiksë.
Berset nuk do që para pushimeve verore të prezentojë për miratim reformën konkrete para Këshillit të Përgjithshëm. „Sonntags-Blick“ citonte dje nga një dokument, i cili është në konsultim e sipër në administratën federale. Sipas këtij dokumenti të cituar anätari socialdemokrat i Këshillit Federal qëndron pranë barazisë gjinore në përkujdesin për të moshuarit: gratë, ashtu si edhe burrat do të shkojnë në pension me 65 vjet. Veç kësaj, do të hiqet pensioni i vejërisë për të pafëmijët. Pensioni i pleqërisë për gratë do të ngritet në mënyrë etapore dhe atë për çdo vit për dy muaj.
Mosha referencë e pensionit të pleqërisë do të mbetet 65 vjet, por do të fleksibilizohet mundësia e futjes në pension nga 62 deri në 70 vjeç. Vendosja e moshës 62 vjeçare si një kufi i i poshtëm i pensionit të pleqërisë nuk do të vlejë në mënyrë të përgjithshme. Përjashtime do të ketë varësisht nga fushëveprimtaritë profesionale.
Siç raporton „Sonntagsblatt“, Berset-i do ta ulë shkallën e pagesës së kapitalit të rezervuar për pension nga 6.8% në 6%. Por, punëmarrësit do të kenë mundësi që në të ardhmen të investojnë më gjatë për përkujdesjen e tyre profesionale dhe atë nga mosha 18 vjeçare.
Përkthimi nga NZZ: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë









