Shqipëria
40 mijë turistë më pak nga Kosova në Shqipëri
Taksa e vendosur nga qeveria shqiptare për pagesën e qarkullimit në “Rrugën e Kombit”, ka bërë që sivjet të ketë më pak vizitorë nga Kosova në Shqipëri, nëse i krahasojmë periudhat e njëjta të këtij viti dhe atij paraprak.
Këtë nëntor, sipas Institutit te Statistikave, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti. Rreth 25 mijë persona më pak, shifër kjo që gjatë nëntorit pësoi rënie në 15 mijë persona.
Sipas këtij Instituti “Rreth 40 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtët muaj të vitit të shkuar vizituan Shqipërinë në tetor dhe nëntor. Kjo periudhë përkon me vendosjen e tarifës për të përshkuar Rrugën e Kombit”.
Përjashtuar tetorin dhe nëntorin fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova në vendin tonë ka qenë i lartë, shkruan abcnews.al përcjellë albinfo.ch
Në dhjetë muaj Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë kosovarë. Shtetasit nga Kosova zenë peshën kryesore të turistëve që erdhën në Shqipëri këtë periudhë, pas tyre renditen maqedonasit, italianët e malazezët.
Ndërkohë që në total për 11 muaj vendin tonë e vizituan gjithsej 5.6 milionë të huaj, me një rritje prej 16.2% me bazë vjetore.
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













