Shqipëria
Pas protestave të studentëve, reflekton Qeveria e Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar se janë munduar që të bëjnë zgjidhje për tetë kërkesat e studentëve që protestuan për shumë ditë në Tiranë.
Rama informoi lidhur me 4 vendimet e Qeverisë sa i takon tarifave për studentët, si dhe faktin që do të jepen 3 milionë dollarë shtesë për përmirësimin e infrastrukturës së konvikteve, përcjell albinfo.ch.
“Studentët me notë mesatare mbi 9 do të përfitojnë financimin nga qeveria 100% të tarifës së tyre të regjistrimit dhe në çdo program studimi do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh të reja. Studentët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, prindër paraplegjikë dhe tetraplegjikë do u paguhet tarifa e regjistrimit 100%”.
Niveli i dytë, Master
“Studentët me mesatare mbi 9 do paguajnë 50 % të tarifës. Po kështu dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike, apo me prindër paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Në janar të gjitha detyrimet financiare që burojnë nga këto detyrime do mbulohen nga qeveria”, ka deklaruar ai.
Rama ka thënë se në mesin e janarit do ta bëjnë publike paktin për Universitetet.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












