Kosova
Suma sërish shembull: Paratë e dekorimit i dhuron për të varfrit
Reuki Suma, si në tri palë zgjedhjet e fundit, është për këtë vendim e ka përkrahjen qytetare
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma nuk e ka dekoruar fare qytetin për festat e fundvitit. Thotë se paratë që do të shkonin për zbukurimin e qytetit, do t’i orientojë në ndihmë të qytetarëve ne nevojë. Suma, si në tri palë zgjedhjet e fundit, është për këtë vendim e ka përkrahjen qytetare.
“Edhe ne si Komunë do të ndajmë dhurata për fëmijë. Janë kriteret për fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Kuptohet të gjithë fëmijëve të stafit të Komunës, shëndetësisë, arsimit, por zakonisht ndajmë dhurata edhe për të varfrit, hendikepuarit apo rastet e tjera sociale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rufki Suma.
Madje, Suma thotë se ka bashkëbiseduar me qytetarët, dhe nuk kanë kërkuar asnjë herë, zbukurim të qytetit për festa të fundvitit, përcjell albinfo.ch.
“Zakonisht në traditën tonë edhe qytetarët tonë bëjnë dekorime në baza familjare apo të bizneseve, por në nivel të organizuar nuk kemi pasur asnjëherë dekorime”, tha Rufki Suma.
E Suma, që zgjedhjet kryetar në këtë komunë për të tretën herë pa balotazh, qytetarët i ka pas vete edhe për këtë vendim.
“Pse të bëjmë shpenzime pa nevojë kur mund t’ia japim ndonjë të varfëri apo ndonjë fëmije të sëmurë ato të holla”, shprehet qytetari Avdush Kaleci.
“Ne mërgimtarët duhet t’i kuptojmë gjërat sepse Italia është shtet i vjetër, nuk mundemi të krahasohemi me shtetet tjera si Komuna e Hanit të Elezit apo edhe komunat tjera të Kosovës”, deklaroi Halil Haxhami, mërgimtar nga Hani i Elezit në Itali.
Suma, nuk i takon asnjë subjekti politik, dhe në zgjedhje nuk bënë fushatë fare.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













