Futboll
Albian Ajeti tregon pse zgjodhi Zvicrën para Shqipërisë
Ai flet edhe për familjen që është shumë i lidhur, derisa nga gatimet i pëlqen gjithçka nga nëna e tij
Një nga sulmuesit më të mirë shqiptar padyshim është Albian Ajeti. Ai në një intervistë të gjatë për ‘Blick’, ka treguar për zgjedhjen e tij me kombëtare, familjen, pushimet dhe synimet, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria është familja ime, megjithëse zgjodha të luaja për Zvicrën, mendoj se ishte vendimi më i drejtë”, është shprehur Albiani.
Edhe dy vëllezërit e tij janë futbollistë të njohur. “Adionisi, vëllai binjak po luan me Chiasson tani, ai ka vuajtur shumë dhe ka luftuar shumë që të jetë pjesë e futbollit për shkak të dëmtimeve. Ndërsa vëllai i madh, Arlindi, u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshoppers. Jam shumë i lidhur me ta”, theksoi tutje sulmuesi i Baselit, i cili gjithashtu ka shënuar me Zvicrën.
Për të familja është shumë e rëndësishme. “Nëna do të thotë gjithçka për mua, nuk mund të rri pa folur me të çdo ditë. Dhe me babin kam një kontakt të ngushtë, ashtu si me nënën, atë e kam si mik edhe pse shumicën e rasteve është i pari që më kritikon”, shtoi tutje sulmuesi i njohur shqiptar.
Ai shtoi se i vjen keq për situatën me Baselin, dhe që nuk arritën sukses në garat ndërkombëtare, derisa ka theksuar se si lojtar është rritur shumë.
Ajeti ishte shpallur shënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar dhe për këtë ka falënderuar shokët e skuadrës.
“Ushqimi i preferuar është gjithçka që gatuan nëna ime. Nuk jam i dashuruar për momentin, ndoshta për Krishtlindje ose vitin e ardhshëm, është në dorën time”, ka thënë mes të qeshurave Albiani.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














