Integrimi
Një doktor shqiptar i shkencave kompjuterike në Suedi
Bëhet fjalë për Ilir Jusufin, i cili në moshën 30-vjeçare nga Lugina e Preshevës, ka mbrojtur me sukses disertacionin në Linaeus University në Växjö të Suedisë
Ilir Jusufi tashmë ka titullin doktor shkence (Ph.D.) i shkencave kompjuterike që nga 7 qershori, 2013.
Ai prezantoi temën e tij të titulluar “Rrjetet Multidimensionale – Teknikat e Visualizimit dhe Ndërveprimit” (Angl. “Multivariate Networks – Visualization and Interaction Techniques”) para një komisioni të profesorëve internacional.
Oponent ishte Prof. Dr. Jessie Kenedy nga Edinburgh Napier University në Skotlandë. Në përbërje të komisionit ishin dy profesor nga Suedia, Prof. Dr. Marcelo Milrad nga Linaeus University dhe Prof. Dr. Mikael Jern nga Linköping University si dhe Prof. Dr. Hans Hagen nga Techniche Universität Kaiserslautern në Gjermani. Mbrojtja u moderua nga Prof. Dr. Arianit Kurti nga Linnaeus University.
Ai kreu studimet në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Studimet master dhe të doktoraturës i vazhdoi në Växjö të Suedisë, përkatësisht në Linaeus University ku edhe kishte punuar si asistent në disa lëndë në fakultetin e shkencave kompjuterike si dhe kishte marrë pjesë në mentorimin e disa temave të studentëve.
Gjatë studimeve në Suedi, Dr. Jusufi kishte publikuar dhjetëra artikuj në gazeta dhe konferenca të ndryshme shkencore internacionale si dhe kishte marrë pjesë në seminare dhe vizita shkencore në vende te ndryshme: SHBA, Gjermani, Angli, Austri, Spanjë dhe Suedi.
Dr. Jusufi, përpos tjerash gjithashtu ka fituar edhe shpërblimin e punimit më të mirë në konferencën për Analizë Vizuale të të dhënave (VDA’12) ne Burlingame te SHBA-ve.
Aktivitetet e mëtutjeshme shkencore, të dr. Jusufit do të vazhdojnë në UC Davis në Kaliforni të SHBA-ve ku do të punojë si hulumtues post-doktoral për visualizimin e punës së super kompjuterëve.
Dr. Jusufi është me origjinë nga fshati Raincë, një fshat i komunës së Preshevës. Ai momentalisht jeton dhe punon me familje në Suedi, nga ku do të vazhdojë karrierën shkencore dhe akademike në SHBA.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












