Kosova
Detaje nga vdekja e policit në Istog
Polici i vrarë sot, më herët ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Polici i Kosovës, I. Demaj, ka ndërruar jetë pas një tentim grabitje që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Istog. Mjeku kujdestar i spitalit të Pejës, Sadri Berisha.
Ai ka thënë se polici ka shkuar në spital pa shenja jete. Ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë.
“Polici ka ardhur pa shenja jete, pavarësisht se kemi qenë të informuar pesë minuta para se me ardhur viktimë. Ne i kemi marrë të gjitha masat, por fatkeqësisht nuk kemi mundur të bëjmë asgjë më shumë. Ka pasur gjakderdhje të madhe gjatë rrugës dhe fatkeqësisht ka ardhur pa shenja jete”, ka deklaruar Berisha për Insajderin.
Po ashtu ai ka thënë se vdekja e policit mund të ketë ardhur për shkak të gjakderdhjes së madhe që ka pësuar gjatë rrugës, përcjell albinfo.ch.
“Ka qenë i plagosur me armë zjarri. Ka qenë një numër i madh i plumbave në trup. Një ka qenë një qafë, një tjetër afër zemrës dhe një tjetër në krahun e djathë që kanë mundur potencialisht të ia marrin jetën”, ka deklaruar Berisha, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se në një tentim grabitje që ka ndodhur pasdite në Istog ka lënë të vdekur një person të dyshuar për vjedhje dhe një polic të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi sot pasdite në komunën e Istogut, ku mbetën të vdekur dy persona.
“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vrasjes së policit në Istog.
“Kosova, fatkeqësisht, sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës. Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. “Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës”.
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas vdekjes së policit Izet Demaj, në Istog.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”, ka shkruar Veseli.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjithashtu ka reaguar pas vrasjes së policit të vrarë në Istog.
“Pas një tentimi për plaçkitje në një bankë në Istog, ka mbetur i vdekur edhe një Polic i Kosovës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”.
Kujdes: Pamje e rëndë
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















