Integrimi
Gjithnjë e më shumë të huaj po bëhen amerikanë
Vitin e kaluar Shërbimi amerikan i Imigracionit dhe Natyralizimit kaloi nëpër procesin e betimit gati 700 mijë qytetarë të rinj, mes tyre 84 mijë në shtetin e Nju Jorkut
Derisa Kongresi amerikan vazhdon debatin lidhur me ligjin mbi reformimin e imigracionit, çdo ditë më shumë banorë në Shtetet e Bashkuara bëhen qytetarë amerikanë.
Në fakt, vitin e kaluar Shërbimi amerikan i Imigracionit dhe Natyralizimit kaloi nëpër procesin e betimit gati 700 mijë qytetarë të rinj, mes tyre 84 mijë në shtetin e Nju Jorkut.
Ligji i imigracionit është çështja më e rëndësishme për ata njerëz që duan të mësojnë më shumë rreth qytetarisë amerikane.
Siç raporton VoA shërbimi i telefonatave në Universitetin e qytetit të Nju Jorkut për emigrantët tërhoqi mijëra telefonata për të mësuar më shumë hollësi rreth imigracionit.
Vullnetarë nga të gjithë lëmenjtë e jetës, përfshirë edhe qytetarë të rinj amerikanë, iu përgjigjën telefonatave për të dhënë informacionin e kërkuar.
Njerëz të kulturave të ndryshme ndihmojnë t’u përgjigjen shqetësimeve të emigrantëve që telefonojnë.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg u tha vullnetarëve se ky program me të vërtetë po bën diçka pozitive.
Programi ka pasur ndikimin e vet. Një qytetare e re është Emma Dyer, e cila imigroi nga Panamaja. Emma mësoi rreth programit në televizion.
“Kur je qytetar amerikan, njerëzit e dinë se mund të bësh ndryshime. Shtetësia amerikane ka shumë domethënie: numër 1, unë mund të shkoj në çdo aeroport, të udhëtoj kudo në botë dhe të kthehem këtu pa mu bërë asnjë pyetje, sepse kam pasaportë amerikane”.
Arritja kulmore është ky dokument. Gati çdo javë në qytetin e Nju Jorkut bëjnë betimin qytetarë të rinj. Ishte një ditë e gëzuar, e shoqëruar me lot, për 150 qytetarë të rinj nga 32 vende të ndryshme, përfshirë Ganën, Francën dhe Venezuelën.
Këta qytetarë të rinj amerikanë personifikojnë Amerikën…. një vend imigrantësh nga e gjithë bota dhe për shumë prej tyre, kjo filloi me një telefonatë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











