Kosova
Deputeti LDK-së reagon pas sondazhit nga LVV
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas sondazhit që një ditë më parë e publikoi Lëvizja Vetëvendosje, rezultatet e së cilës e nxorën të parën LDK-në, ndërsa Kurtin si kandidatin më të pëlqyer për kryeministër.
Selmanaj ka thënë se LDK-ja do të udhëheqë me Qeverinë e Kosovë dhe për këtë, kjo parti nuk bën kompromis. “Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga Kryeministri i LDK-së. Sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë. Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrin në 35% të përkrahjes qytetare, përcjell albinfo.ch
LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE. LDK-ja nuk bën kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane












