Shkurt.ch
Industria farmaceutike, 6 miliardë vetëm për hulumtime
Gjatë vitit 2012 Industria farmaceutike e Zvicrës ka eksportuar mallra me vlerë prej 64 miliardë frangash, duke përbërë kështu afërsisht një të tretën e vëllimit të të gjitha eksporteve zvicerane
Koncernet e mëdha zvicerane të industrisë farmaceutike kanë ndarë gjatë vitit 2012 afër 6 miliardë franga për hulumtime në fushën e farmacisë. Një shifër e tillë tregon se këto kompani investojnë tri herë më tepër në hulumtime dhe zhvillim se sa kanë ndarë në përgjithësi në Zvicër.
Mirëpo Zvicra, nga këto investime përfiton jo vetëm si seli e rëndësishme prodhimi por edhe si një vend me peshë të madhe në fushën e hulumtimeve farmaceutike në botë. Kështu thuhet në raportin e publikuar të enjten nga bashkësia e prodhuesve farmaceutikë Interpharma, të titulluar “Tregu farmaceutik Zvicër 2013”, shkruan nzz.ch.
Përveç investimeve në hulumtime, industria e farmacisë në Zvicër ka investuar për mjete teknike, makina, pajisje të ndërtesave etj. afër 1 miliard franga. Të gjitha këto investime janë bërë të mundura falë eksportit të madh që ka realizuar kjo degë e industrisë zvicerane. Gjatë vitit 2012 ajo ka eksportuar mallra me vlerë prej 64 miliardë frangash, duke përbërë kështu afërsisht një të tretën e vëllimit të të gjitha eksporteve zvicerane.
Eksportet e industrisë farmaceutike të Zvicrës në vitin e kaluar janë trefishuar në krahasim me ato të vitit 1990.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











