Shkurt.ch
Zvicra mund t`ia dorëzojë të dhënat bankare SHBA-së
Me këtë vendim Gjykata Federale vërteton një vendim të mëhershëm të Gjykatës Administrative Federale
Zvicra ka të drejtë t`i dorëzojë SHBA-së të dhëna për klientët e bankës Credit Suisse. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale duke hedhur poshtë ankesat e bëra nga personat e interesuar. Kërkesa grupore e bërë nga autoritetet tatimore të SHBA-së (IRS) nuk mund të përpunohet nga aspekti gjyqësor, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Me këtë vendim Gjykata federale vërteton një vendim të mëhershëm të Gjykatës Administrative Federale .
IRS në vitin 2011 kishte kërkuar nga Credit Suisse t`ia dorëzojë të dhënat e klientëve amerikanë që i kanë bishtnuar pagesës së tatimeve . Credit Suisse me atë rast ishte akuzuar se po i fshihet të ardhurat dhe pasurinë e klientëve amerikanë nga autoritetet përkatëse amerikane.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














