Shkurt.ch
Zjarr në Zvicër, 3 persona ndërrojnë jetë
Natën e së dielës, në një godinë banimi me shumë familje në Chur, është shkaktuar një zjarr i madh. Nga ky zjarr, jetën e kanë humbur tre persona, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Rreth orës 03.05, stacioni i Policisë Kantonale në Graubünden ka pranuar një informatë se në një godinë banimi gjashtëkatëshe, në rrugën “Foralweg”, ishte shkaktuar një zjarr i madh. Brigada e zjarrfikësve Chur, e mobilizuar me të gjitha forcat e disponueshme, filloi menjëherë operacionin e shpëtimit dhe evakuoi 48 vetë nga 38 apartamente.
Në rrjedhën e operacioneve të zjarrfikësve, forcat e shpëtimit hasën në tre trupa të pajetë në një banesë të djegur, transmeton Albinfo.ch. Sipas hetimeve fillestare, bëhet fjalë për një të rritur dhe dy fëmijë. Gjashtë banues të tjerë, si dhe dy zjarrfikës janë dërguar në Spitalin kantonal të Graubündenit në Chur, nën dyshim për helmim nga tymi.
Ekipet e ambulancës nga spitalet Thusis dhe Schiers si dhe ekipet e shpëtimit nga Chur, janë përkujdesur për trajtim mjekësor, informon Albinfo.ch.
Të evakuuarit u strehuan në një restorant në afërsi dhe u përkujdesën nga ekipi i Grischun. Brigada e zjarrfikësve Chur ishte mobilizuar me shtatëdhjetë persona.
Së bashku me zyrën e prokurorit publik, Policia Kantonale e Graubündenit është duke hetuar shkakun e shpërthimit të zjarrit.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












