Autotech
Edhe 3 modele të reja të iPhone-ve
Apple po planifikon të lansojë tre modele të reja të iPhone-ve këtë vit, duke përfshirë edhe një me ekran LCD, i cili mendohet të jetë më i suksesshëm se modeli XR.
Sipas Reuters, njoftimi erdhi nga Wall Street Journal. Sipas njerëzve të njohur më çështjen, prodhuesi i iPhone synon gjithashtu të prezantojë edhe veçori të reja të kamerës.
Apple nuk dha komente për këtë gjë. Kompania ka vendosur të përdorë ekranin e lëngët kristal (LCD) pikërisht në këtë kohë kur edhe shitjet e modelit iPhone XR janë shumë më të ngadalta nga çfarë pritej, transmeton ‘Scan’.
Javën e kaluar, Apple lëshoi paralajmërimin e parë të të ardhurave në gati 12 vite duke përmendur kërkesën e dobët kineze dhe aksionet e saj që ranë në 10 për qind, rënia më e madhe në gjashtë vite.
Në raport thuhet se Apple planifikon të vazhdojë me modelin LCD, pasi pajisja ka qenë në prodhim për muaj të tërë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, për vitin 2020, Apple do të kalojë krejtësisht në diodën organike të ndriçimit, ose OLED, ekran për iPhone, duke lënë pas plotësisht modelin LCD.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













