Integrimi
Për 11 vite është dënuar 13 herë, tash dëbohet në Kosovë
Nga viti 2001 deri në vitin 2012 kosovari qe dënuar 13 herë penalisht. Dënimin më të lartë e ka pasur 15 muaj burg
Kosovari me qëndrim në kantonin Aargau, brenda 11 viteve është dënuar penalisht plot 13 herë. Dënimi “i katërmbëdhjetë” për të ka ardhur nga Gjykata Federale, e cila në një vendim të publikuar të mërkurën ka shpallur se kosovari 31 vjeçar ka plotësuar kushtet që të dëbohet nga Zvicra.
Ndonëse në Zvicër ka ardhur në vitin 1992 si fëmijë 10 vjeçar dhe këtu ka ndjekur shkollimin, ai nuk ka mbaruar ndonjë zanat ose shkollim profesional ndërsa ka punuar vetëm herë pas here, në mënyrë jo të rregullt dhe shpesh ka qenë i varur nga ndihmat sociale.
Enti për Migracion dhe Integrim i kantonit të Aargaut ishte vendosur kohë më parë që ta dëbonte atë nga Zvicra, pasi që ia kishte tërhequr vërejtjen dy herë e radhë për të kaluarën e tij të kriminalizuar. Nga viti 2001 deri në vitin 2012 kosovari qe dënuar 13 herë penalisht, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Lista e veprave penale për të cilat ai ka vuajtur dënimet fillon nga vozitja pa biletë, deliktet e drogës, dhuna, vjedhja, dëmtimi material, prishja e qetësisë publike, ngasja e motoçikletës së vjedhur, mospërfillja e urdhrit të policisë për tu ndalur , lëndim fizik, marrje peng etj. dënimi më i lartë që i është shqiptuar ka qenë ai me 15 muaj burg.
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












