Integrimi
Fillon shkolla verore “Ta njohim atdheun”
Filloi shkolla verore “Ta njohim atdheun”, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 40 nxënës nga diaspora, si nga Zvicra, Gjermania, Austria dhe Franca
Ky aktivitet ka filluar nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës në Prishtinë, të cilës paraprakisht nxënësit nga diaspora i bënë një vizitë.
Shkolla verore “Ta njohim atdheun” është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit me nxënës nga diaspora, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës në Kosovë 2013”.
Qëllimi i kryesor i kësaj shkolle, e cila do të zgjatë deri më 14 korrik, është bashkimi i fëmijëve nga diaspora, mësimi i gjuhës shqipe, komunikimi dhe shkëmbimi i njohurive mes fëmijëve të diasporës dhe atyre nga Kosova.
Në shkollë do të organizohet mësimi nga gjuha dhe letërsia shqipe, historia, gjeografia, arti muzikor dhe arti figurativ, si dhe aktivitete rinore dhe kulturore, thuhet në njoftimin të MeD-it
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













