Shkurt.ch
SVP, iniciativë kundër Komisionit për raste të rënda të azilit
Sipas kryetarit të SVP-së për qytetin e Cyrihut, Roger Liebi, komisioni për rastet e rënda është duke përmbysur rregullat në ligjin mbi azilin
SVP e kantonit të Cyrihut ka dorëzuar të martën iniciativën popullore “Jo komisionit për raste të rënda për azilkërkuesit me strehim të refuzuar dhe personat me qëndrim të parregullt”. Janë mbledhur mbi 7250 nënshkrime për këtë iniciativë të nivelit të kantonit të Cyrihut.
“Komisioni për raste të rënda”, në kantonin e Cyrihut ka filluar të punojë vetëm nga vii 2009 dhe pre atëherë ai shihet me mosbesim nga partia populiste SVP. Vitin e kaluar në Parlamentin e Kantonit kishte dështuar me një rezultat të ngushtë 86 me 85 miratimi i mocionit për ta hequr qafe këtë komision, shkruan nzz.ch.
Pastaj, në janarin e këtij viti partia në fjalë ka nisur iniciativën e përmendur popullore
Sipas kryetarit të SVP-së për qytetin e Cyrihut, Roger Liebi, komisioni për rastet e rënda është duke përmbysur rregullat në ligjin mbi azilin.
Ndërsa deputeti nacional i SVP-së nga kantoni i Cyrihut Hans Fehr është shprehur në “Blick am Abend” kundër “mundësive të pakufi” që sipas tij u jepen azilkërkuesve për tu ankuar. Ai ka thënë se në kohën kur krimet e kryera nga azilkërkuesit po shënojnë rritje enorme, një veprim i tillë është i paarsyeshëm.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









