Shkurt.ch
Novartis shpërblen Vasellën me 5 milionë franga
Ai shpërblehet për shërbimet e tij si anëtar i menaxhmentit të kompanive simotra të Novartisit dhe për mbështetjen e presidentit të ri të Bordit të Drejtorëve.
Pak muaj pasi ka kaluar zhurma e aferës për premtimin ish shefit të koncernit farmaceutik Novartis Daniel Vasella për t`i paguar 72 milion franga si “zhdëmtim” për lënien e punës, gjiganti i farmacisë nga Bazeli ka vendosur që megjithatë ta paguajë ish shefin, ndonëse me një shumë dukshëm më të vogël.
Novartis dhe Vasella janë pajtuar tashmë që për periudhën 9 mujore nga shkurti 2013 deri në tetor këtij të undit t`i paguhen 4.9 milionë franga. Me këtë shumë Vasella do të shpërblehet për shërbimet e tij si anëtar i menaxhmentit të kompanive simotra të Novartisit dhe për mbështetjen e presidentit të ri të Bordit të Drejtorëve.
Novartis ka ngritur gjatë këtij gjashtëmujori qarkullimin e tij për 2 për qind në 28.5 miliardë dollarë. Ndërsa vetëm fitimi i pastër i realizuar gjatë kësaj periudhe ka qenë 5 miliardë dollarë ose 1 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2012.
Premtimi në muajin shkurt për t`i paguar 72 milionë franga Vasellës ishte shndërruar në skandal numër një në Zvicër dhe shkas për t`i dhënë zjarr fushatës “kundër zhvatësve”. Pas shndërrimit të këtij premtimi në aferë, Vasella kishte hequr dorë nga marrja e shpërblimit në fjalë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













