Shkurt.ch
Iniciativa për rritjen e pensioneve, e gatshme për votim
"Në rrethanat kur Qeveria Federale po bënte plane të mëdha për reduktimin e sigurimit të pleqërisë, plotësimi i nënshkrimeve për iniciativën AHVplus nuk ishte ndonjë befasi"
Iniciativa Federatës së Sindikatave të Zvicrës SGB për rritjen 10 për qind të të gjitha pensioneve të pleqërisë dhe të trashëgimisë, (AHV/ASV) ka kaluar pragun e kërkuar për të dalë në referendum. Sipas saj pensionet mesatare të kategorisë së përmendur do të rriteshin për mesatarisht 200 franga ndërsa pensionet për çifte, për 350 franga.
Në rrethanat kur Qeveria Federale po bënte plane të mëdha për reduktimin e sigurimit të pleqërisë, plotësimi i nënshkrimeve për iniciativën AHVplus nuk ishte ndonjë befasi, thuhet në komunikatën e SGB-së.
Sipas propozimeve të Qeverisë Federale shkalla e konvertimit të pensioneve të sigurimeve profesionale do të ulej nga 6.8 në 6.0 për qind . Pensionimi i parakohshëm do të bëhej i mundur në moshë më të shtyrë se që bëhet tash ndërsa mosha e pensionimit të femrave do të ngrihej nga 64 në 65 vjet, shkruan azonline.ch.
Iniciativa e SGB-së, e nisur në muajin mars ka fituar mbështetjen e Partisë Socialdemokrate, të gjelbërve dhe organizatave të punëmarrësve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












