Jeta në Zvicër
Shefi i Antidrogës në Ticino, i shqetësuar nga trafikimi i heroinës nga shqiptarët
Heroina e tregtuar nga shqiptarët në Ticino, shpesh është në rrugë kalimtare për të mbërritur më pas në kantonet e tjera zvicerane e deri në Italinë Veriore
Andrea Lurati, Shefi i Policisë së Antidrogës të kantonit Ticino, shpreh shqetësimin se tregu i trafikut të heroinës në këtë territor gjatë pesë viteve të fundit është në duart e trafikantëve shqiptarë.
“Prej vitit 2013-2014 trafikimi i heroinës në kantonin Ticino është në duart e shqiptarëve. Ata vijnë e qëndrojnë në territorin tonë për 1-2 muaj e nëse arrestohen, zëvendësohen nga shqiptarë të tjerë, por nëse nuk kapen kthehen në Shqipëri e pas 6 ose 8 muajve të tjerë vijnë përsëri në Ticino për të trafikuar heroinë. E ky është një fenomen që prek dhe kantonet e tjera zvicerane” , deklaron shefi i Antidrogës.
“Heroina vjen nga Afganistani, magazinohet në Turqi e më pas përmes rrugës ballkanike mbërrin në Ticino. Çdo pako me 5 gramë heroinë kushton më pak se 200 franga”, shton tutje ai, transmeton ‘Syri.net’.
“Në Ticino mbi 80 % e trafikantëve të heroinës janë shtetas shqiptarë, të cilët vijnë për një qëndrim të përkohshëm me qëllimin e vetëm të trafikimit të heroinës”, shton Lurati, përcjell albinfo.ch.
Shefi i antidrogës së kantonit zviceran, hedh alarmin se, “pas një mungese prej gati 10 vitesh, gjatë pesë viteve të fundit fenomeni i trafikantëve shqiptarë që zotërojnë tregun e heroinës është shfaqur mjaft preokupues”.
“Janë korrierë të thjeshtë, trafikantë e bosë të trafikut të heroinës”, thotë ai.
“Sa herë që i arrestojmë”, thotë ai, “versioni i çdo korrier është i njëjtë. Thonë në Shqipëri nuk kemi punë, nuk kemi të ardhura e detyrohen të trafikojmë për të fituar pak para”.
Kreu i antidrogës së kantonit zviceran tregon se sot çmimi i heroinës ka rënë Nëse vite më parë 5 gramë heroinë kushtonin 250-300 franga zvicerane, sot shkon nga 150-170 franga.
Heroina e tregtuar nga shqiptarët në Ticino, shpesh është në rrugë kalimtare për të mbërritur më pas në kantonet e tjera zvicerane e deri në Italinë Veriore.
Shefi i antidrogës së Ticino, informon se pas disa javësh pritet të dalin statistikat zyrtare të operacioneve antidrogë mbi sasinë e heroinës së sekuestruar përgjatë 2018 e trafikantët e arrestuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës Disa qindra njerëz u dyndën në kampusin e Universitetit të Lozanës të shtunën për të mbështetur...
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve
-
Sot zviceranët votojnë për ligjin e ri të biçikletave dhe kredinë për shkollën profesionale
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard