Shkurt.ch
Pasagjerët pritet të rimbursohen nëse vonohen shumë trenat
Në vitin 2017, 87.4 për qind e trenave arriti brenda tre minuta nga koha e planifikuar e mbërritjes, por në vitin 2018, kjo shkoi në 86 për qind
Kreu i Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB) ka sugjeruar se kompania në të ardhmen mund t’u ofrojë klientëve një rimbursim të plotë në rast të vonimit të madh të trenave.
Drejtori i SBB, Andreas Meyer, ngriti këtë mundësi në një intervistë për mediat zvicerane, derisa ai ishte kritik ndaj sistemit aktual të rimbursimit, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, klientët marrin një rimbursim maksimal prej 10 frangave (ose 15 franga për udhëtarët e klasit të parë) nëse treni i tyre është më shumë se një orë vonë. Në shumë raste, njerëzit marrin vetëm një kupon kafeje.
“Ndonjëherë kam shumë turp”, tha Meyer për sistemin aktual të kompensimit.
Ai sugjeroi se në të ardhmen SBB mund të ofrojë rimbursime 50 për qind “pas një vonese të caktuar” dhe madje edhe rimbursimet e plota në “raste serioze”, transmeton tutje albinfo.ch.
Këto komente vijnë, pasi trenat zviceranë janë vonuar më shumë se një vit më parë. Në vitin 2017, 87.4 për qind e trenave arriti brenda tre minuta nga koha e planifikuar e mbërritjes, por në vitin 2018, kjo shkoi në 86 për qind.
Meyer është arsyetuar se janë disa faktorë që trenat janë vonuar, derisa mbetet për t’u parë nëse SBB do t’u ofrojë klientëve rimbursime të plota.
Fillimisht, qeveria zvicerane kishte sugjeruar një sistem kompensimi në stilin e BE-së, me pasagjerët që të marrin një rimbursim 25 për qind pas një ore vonesë dhe një rimbursim 50 për qind nëse një tren është më shumë se dy orë vonë.
Qeveria e Zvicrës tani planifikon të nisë një proces konsultimi këtë vit dhe të nxjerrë një skemë të re rimbursimi në vitin 2022.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti
















