Shkurt.ch
900 milionë franga drejt Britanisë dhe Austrisë
Këto të holla rrjedhin nga tatimpaguesit austriakë dhe britanikë që kanë deponuar para në bankat e Zvicrës
Pas nënshkrimit të marrëveshje tatimore që ka bërë Zvicra me Britaninë e Madhe dhe me Austrinë, janë derdhur shumat e para të parave në të dy vendet e përmendura. Të marra së bashku, shumat e derdhura në Britani dhe Austri bëjnë 900 milionë franga, bën të ditur Administrata Tatimore e Zvicrës.
Këto të holla rrjedhin nga tatimpaguesit austriakë dhe britanikë që kanë deponuar para në bankat e Zvicrës. Bankat zvicerane kane ngritur një taksë të veçantë mbi këto të holla, për të mundësuar që kursimet e shtetasve në fjalë të legalizohen.
Sipas administratës tatimore të Zvicrës, në këtë mënyrë janë legalizuar deponime në vlerë prej 12 miliardë frangash.
Gjatë muajve në vijim do të derdhen pagesa të tjera në drejtim të dy vendeve të përmendura.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












